Ngjarja e rëndë në Tetovë: Babai e pranon se e ka vrarë djalin e tij, thotë se e maltretonte
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku babai ka vrarë djalin e tij duke e qëlluar me armë zjarri.
Autori i ngjarjes, ndryshe babai i viktimës i cili ndodhet në spital, ka pranuar se e ka kryer vrasjen.
Ai ka thënë se shkak i vrasjes ishte maltretimi që sipas tij viktima kishte ushtruar, duke shtuar se i biri ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.
Nga SPB Tetovë rasti konsiderohet i mbyllur dhe autori do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në spital.