Ngasja e biçikletës përgjysmon mundësinë e prekjes nga kanceri

Një studim i ri tregon tregon se ngasja e biçikletës mund ta reduktojë deri në 50 perqind mundësinë e diagnostifikimit me kancer dhe sëmundjeve të zemrës.
Ndoshta lajmi se çiklizmi është i mirë për shëndet, nuk përbën ndonjë surprizë, mirëpo me ngasje rutinore, shëndeti mund të përmirësohet në masë të madhe, transmeton Periskopi.
Ekspertët e Universitetit të Glasgow, publikuan një studim ku janë përfshirë 263,377 njerëz. Studimi tregoi se të shkuarit në punë me biçikletë e redukton 50 përqind mundësinë e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, sesa të udhëtuarit për në punë me veturë apo me transport publik. /Periskopi/