Ngarja e biçikletës po rrezikon jetën seksuale të burrave
Shitjet e biçikletave janë rritur gjatë bllokimit. Por meshkujt duhet ta mendojnë dy herë para se ta ngasin atë pasi disa studime sugjerojnë se ngarja e biçikletës mund të rrisë rrezikun e impotencës.
Gati 5,000 çiklistë dhe jo-çiklistë, nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera, morën pjesë në një studim të bërë nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit të Karolinës së Veriut.
Rezultatet, të botuara në revistën “Sexual Medicine Revieë”, zbuluan se çiklistët ishin dy herë më të predispozuar të kishin disfunksion erektil.
Edhe pse ky rast nuk është ende i qartë, disa ekspertë sugjerojnë që hipja në biçikletë mund të shkaktojë presion në perineum, zonën prapa skrotumit dhe të dëmtojë nervat, të cilat mund të sjellin probleme.
Mendohet se të ulurit në biçikletë dhe të përkulurit përpara mund të shtrëngojnë nervat përgjegjës për ndjesinë dhe të shkaktojnë mpirje gjenitale.
Disa studime të mëparshme kanë lidhur çiklizmin me problemet e prostatës, megjithatë ekspertët thonë se ka pak prova për këtë.