Nga tradhëtia në mashtrim: Wanda dhe Icardi tash kanë halle tjera, denoncohen për pastrim parash
Një tjetër episod i shëmtuar për çiftin e shumë përfolur Wanda Nara e Mauro Icardi. Bashkëshortja menaxhere e futbollistit, e cila u kthye në Argjentinë për të promovuar linjën e re të kozmetikës, gjeti një skandal të ri që e priste aty.
Këtë herë është përfshirë kompania e themeluar nga cifti, Work Marketing Football Srl, e akuzuar për “pastrim parash”, “dhunë institucionale” dhe “korrupsion strukturor”.
Denoncimi është bërë nga Fernando Miguez, pronar i Fundacion por la Paz y el Cambio Climatico de Argentina. Dokumenti i paraqitur në gjykatën e Buenos Aires dëshmon se pastrimi i parave përfshin edhe bizneset e tjera të veshjeve, markën WANDA dhe Wanda Nara Cosmetics. Në brendësi të dokumentit theksohet se shoqëria e Wanda dhe Icardi “kishte për objektiv strehimin e fondeve monetare pas aktivitetit sportiv të një partneri, më pas të përdorura për të lejuar fondet eventuale në tregun e kapitalit të zi të marra jashtë çdo marrëveshjeje kontraktuale, gjë që mendohet të shmang disbursimet e taksave ndërkombëtare”.
Sërish sipas dokumentit të raportuar nga Corriere dello Sport, kjo praktikë është “e zakonshme tek ata që kryejnë aktivitetet e tyre brenda regjimit sportiv ndërkombëtar, të cilët do të merrnin pagën e tyre të ndarë në para me transferta bankare dhe një përqindje në para të zeza dhe do të vazhdonin në këtë mënyrë deri te pastrimi i parave dhe më pas të kthehen në të ardhura të vërteta të demonstrueshme me kalimin e kohës ”. Për momentin nuk kanë mbërritur asnjë koment nga çifti lidhur me këtë lajm.