Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Një gjuajte me armë që ka ndodhur të martën në orët e vona ka lënë të vdekur një person, ndërsa një tjetër të lënduar.
Gjuajtjen me armë e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku fillimisht ishin plagosur dy persona, por që njëri prej tyre nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.
Ajo theksoi se hetuesit policor kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.
E më pas u bë e ditur se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’iu bëj ballë plagëve.
Aktualisht nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje tragjike.
Brenda tri ditëve, ndodhen tri raste tragjike.
Dy në rajonin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar vrau një tjetër në Vushtrri dhe rasti tjetër në Stanovc të Vushtrrisë, ku një person vrau ish- punëtoren e tij dhe më pas veten./Periskopi/