Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump e përzuri Zelenskyn- nuk iku ai nga takimi

Shtëpia e Bardhë nuk pranon raportimet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar nga aty, pas një debati tejet të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili rezultoi edhe në dështimin e firmosjes së një marrëveshje për mineralet e rralla.
Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka folur për Fox News, ishte Trump ai i cili përzuri Zelenskyn dhe jo ky i fundit, i cili u largua pas takimit.
Nuk kuptohet ende pse është një detaj kaq i rëndësishëm ky për Shtëpinë e Bardhë, që ka bërë të ketë reagim kaq të menjëhershëm.