Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta/ Aeroplani Stargazer së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta/ Aeroplani Stargazer së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Tingëllon si një ëndërr që është shumë e mirë për të qenë e vërtetë – sidomos për ata që udhëtojnë shpesh me aeroplanë.

Por udhëtimet e pasagjerëve nëpër Atlantik mund të shkurtohen shumë, falë një linje të re ‘hipersonike’ që pritet të vihet në punë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një kompani e hapësirës ajrore në Teksas e quajtur Venus Aerospace është duke punuar në një aeroplan të quajtur Stargazer, si dhe në motorin që do ta fuqizojë atë.

Stargazer do të jetë ‘hipersonik’ – që do të thotë se mund të udhëtojë disa herë më shumë se shpejtësia e zërit – dhe gjithashtu do të fluturojë më lart se aeroplanët e tjerë.

Dhe nëse vihet në veprim edhe për udhëtime komerciale, aeroplani prej 33 milionë dollarësh mund të përfundojë udhëtimin prej rreth 5550 kilometrash nga Londra në Nju Jork në më pak se një orë – rreth tri herë më shpejt se Concorde (rreth 2179 kmh).

Nëse bëhet një krahasim, për shembull, me një udhëtim Prishtinë-Cyrih, ku kohëzgjatja e fluturimit sot me aeroplan është afërsisht dy orë, duke mbuluar një distancë prej rreth 1,118 km, ai do të mund të arrinte në destinacionin e tij për mesatarisht rreth 10 minuta.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, në një ngjarje në Bentonville, Arkansas javën e kaluar, Venus Aerospace debutoi motorin që do të fuqizojë aeroplanin e saj Stargazer nëpër qiej.

Ai quhet Venus Detonation Ramjet 2000 lb Trust Engine, i njohur gjithashtu si ‘VDR2’.

Andrew Duggleby, bashkëthemelues i Venus Aerospace, tha se motori do të mundësojë një ‘revolucion në fluturimin me shpejtësi të lartë’.

Sipas Venus Aerospace, VDR2 mund të arrijë shpejtësi 6 Mach ose gjashtë herë më shumë se shpejtësia e zërit – pra rreth 7400 km/h.

Kjo do ta bënte atë zyrtarisht ‘hipersonik’, që është niveli mbi ‘supersonik’ (tejkalimi i shpejtësisë së zërit – 1 Mach ose 1234 km/h).

Venus Aerospace ka publikuar tashmë imazhe konceptuale të Stargazer, por është e paqartë se sa afër është ndërtimi i një prototipi me përmasa ekuivalente.

Nëse Stargazer realizohet, do të jetë aeroplani i parë komercial me pasagjerë që do të ecë më shpejt se shpejtësia e zërit që nga Concorde.

I “dalë në pension” më shumë se 20 vjet më parë, Concorde fluturoi në një lartësi maksimale prej 18,000 metrash.

Veç shpejtësisë së madhe, sipas Venus Aerospace, aeroplani i saj i ardhshëm do të fluturojë më lart – deri në 33,000 metra.

Venus Aerospace po punon me kompaninë e Ohajos Velontra, e cila ofron teknologji të armëve hipersonike, për të sjellë aeroplanin “në jetë”. /Telegrafi/

Shpërndaje në: