Nga përshtypja e parë te kush duhet të paguajë, ja çfarë duhet të dini për takimet e para

Nga përshtypja e parë te kush duhet të paguajë, ja çfarë duhet të dini për takimet e para

Takimet mund të jenë sfiduese.Po takimet e para – duke filluar nga ku të shkoni, çfarë të bëni, çfarë të thoni (çfarë të mos thoni) dhe çfarë duhet të vishni? Akoma më e vështirë.

Redaktori i “Men’s Health”, Brett Williams dhe redaktorja e”Cosmopolitan”, Rosa Heyman zbulojnë se si të keni sukses në takimin e parë, duke përfshirë gjërat e para që ata vënë re, se si ata përgatiten, si dhe çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë në një takim.

Përsa i përket përshtypjes së parë:

Rosa: Kjo mund të më bëjë të dukem e cekët, por unë do të jem e sinqertë. Kam vërejtur pamjen e dikujt dhe si e mbajnë veten – rrobat që kanë veshur dhe nëse janë të buzëqeshur.

Brett: Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të cekët për këtë. Është ai momenti fillestar kur sapo hyn në dhomë dhe të krijohet përshtypja sa seriozisht po e merr tjetri këtë takim.

Përsa i përket përgatitjeve për takimin e parë:

Brett: Unë në një mënyrë tipike do sigurohem që të dukem sikur kam jam përpjekur që të jem i përshtatshëm në pamje. Por jo të ekzagjeruar.  Do të vishja diçka pak më të bukur se ajo që vesh për të punuar, por kjo varet nga ajo që do bëjmë. Pastaj, vetëm sigurohem që jam higjenik dhe vi erë të mirë. Nuk jam ndonjë fans i madh i parfumeve, mjafton vetëm pak në brendësi të këmishës. Nuk doni që të uleni afër dikujt dhe ai të mbytet nga aroma.

Rosa: Më pëlqen të pi një gotë verë paraprakisht, të qetësohem, sidomos nëse takimi është pas punës. Pastaj laj dhëmbët dhe rregulloj makijazhin.

Brett: Mendoj se mënyra më e mirë për t’u përgatitur, sinqerisht, është thjesht të kujtosh se je duke takuar dikë dhe kjo duhet të jetë kënaqësi.

Rosa: Të jesh në humor të mirë është e rëndësishme.

Përsa i përket gjërave që duhet dhe nuk duhet të bëni:

Rosa: E urrej kur njerëzit nuk shfaqin interes pasi i kam bërë atyre shumë pyetje për veten. Nuk është se unë dua të flas për veten time – thjesht dua të ndjehem sikur nuk jam një intervistues në një zyrë pune.

Brett: Një tjetër “mos”: Mos u sill keq me njerëzit që të shërbejnë.

Rosa: Gjithashtu nuk më pëlqen kur personi tjetër rri gjithë kohës në telefon. Është mosrespektuese. Dhe nuk mund të ankohem që në fillim për gjëra të tilla pasi nuk e njoh mirë, por ai duhet ta kuptojë vetë që është një nga gjërat që nuk duhet bërë.

Brett: Mos gënjeni. Mos thoni gjëra vetëm që t’i pëlqeni asaj. Është e rëndësishme që dikush t’ju njohë siç jeni që në fillim. Dhe gjithashtu mos flit për ish të dashurin/dashurën.

Rosa: Por ka disa gjëra që duhen thënë që në takimin e parë. Psh nëse do të kisha një fëmijë, duhet ta përmendja patjetër.

Përsa i përket kush duhet të paguajë:

Rosa: Kushdo që kërkon të dilni duhet të ofrojë për të paguar. Nëse unë i kërkoj dikujt të dalim, paguaj unë. Megjithatë, ndoshta është më e lehtë nëse të dyja palët vendosin të ndajnë faturën në një takim të parë.

Brett: Në një takim të parë, pres pak dhe nëse nuk ka ndonjë reagim, paguaj unë. Por shumica e vajzave ofrohen të ndajnë faturën dhe zakonisht kështu ndodh.

Përsa i përket pyetjes: Kur t’i shkruash pas takimit?

Brett: Nëse takimi shkon mirë, sigurisht që do t’i shkruaja. Ndonjëherë edhe po atë ditë me ndonjë pyetje të rastësishme si “Arrite në shtëpi” apo thjesht t’i them se kalova mirë.

Rosa: Jam plotësisht dakord. Gjithsesi, do të preferoja një mesazh ditën tjetër, jo menjëherë. Por nëse nuk të shkruan për 3 ditë, atëherë diçka nuk ka shkuar mirë dhe nuk ja vlen të presësh më.

Përsa i përket puthjes në takimin e parë:

Rosa: Nëse më pëlqen tjetri, dua ta puth që në takimin e parë. Është një tjetër “test” nëse dua ta vazhdoj këtë gjë apo jo.

Brett: Dhe për mua është diçka mëse normale.

 

/Blitz.al/

Shpërndaje në: