Nga përçarja Osmani- Gërvalla, po e pëson Prindoni, atij nuk po ia çelë derën ministrja Gërvalla

Nga përçarja Osmani- Gërvalla, po e pëson Prindoni, atij nuk po ia çelë derën ministrja Gërvalla

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, nuk po e gëzon më lumturisht as pozitën që mori falë miqësisë së mëhershme ndërmjet Osmanit e Gërvallës.

Prishja e miqësisë ndërmjet dy ish-bashkëpunëtoreve të ngushta, Osmanit e Gërvallës, po ndikon edhe në punën e Prindon Sadriut.

Bashkëshorti i presidentes Osmani, i cili është emëruar në pozitën Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka kohë që po injorohet keq nga ministrja Gërvalla-Schwarz.

Demokracia.com ka siguruar korrespodenca zyrtare të Sadriut dhe kabinetit të Gërvallës, të cilat dëshmojnë së Prindon Sadriu më nuk ka as komunikim privat me Gërvallën, ku asaj i drejtohet zyrtarisht me kërkesën për një takim, i cili asesi nuk po i bëhej.

 

Sadriu më 11 janar të këtij viti kishte kërkuar përmes një e-maili drejtuar kabinetit të Gërvallës një takim kortezie.

“Ju lutem të transmetohet kërkesa te ZvKM dhe MPJD për takim të shkurtër njoftues”, i kishte kërkuar Sadriu takim Gërvallës, sikur mos të ishin njohur fare më herët.

Pas rreth javësh, kabineti i Gërvallës fillimisht kishte kthyer përgjigje dhe kishte pranuar një takim.

“Me shumë mirësi ju njoftojmë se Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Gërvalla, ju pret në takim me datë 7 shkurt, në ora 13:30.”, ishte përgjigjja nga ana e kabinetit të Gërvallës.

Sadriu më pas i kishte dërguar kabinetit të Gërvallës edhe një e-mail për të konfirmuar orën e takimit.

“Konfirmoj takimin e orës 13:30h.”, ishte përgjigjur Zotëriu i Parë.

Por, as ky takim i planifikuar nuk ishte realizuar më pas. Vetëm rreth një orë nga takimi i paraparë, burri i presidentes Osmani kishte marrë një e-mail për anulimin e takimit, me arsyetimin se Gërvalla do të udhëtojë jashtë vendit.

“Na lejoni të ju njoftojmë që për shkak se ZvKM dhe Ministrja e Punëve të Jashtme znj, Gërvalla do të udhëtojë jashtë vendit, me shumë keqardhje na duhet ta anulojmë takimin dhe ta caktojmë për një datë tjetër eventuale”, thuhet në e-mailin e kabinetit të Gërvallës.

Ndonëse për muaj të tërë u injorua nga Gërvalla, Prindon Sadriu nuk e humbi shpirtin luftarak.

Ai edhe në muajin mars insistoi për një takim me Gërvallën.

“Sipas korrespodencës së më poshtme, kërkoj me konsideratë mbajtjen e takimit të parë të kortezisë (dhe punës natyrisht) per te diskutuar tema me rendesi te cilat kane mbetur pa u adresuar nga ana e DNPD-se. Ne pritje te pergjigjes”, ka shkruar Sadriu.

Ky komunikim i ftohtë na tregon se për diplomatin kontrovers Prindon Sadriu ka marrë fund periudha e “ledhatimeve”.

Sipas informacioneve të afërta me Listën Guxo, nga deputetet e këtij subjekti politik, vetëm një anon kah Osmani dhe të gjithë të tjerët kah Donika Gërvalla.

Dje edhe zyrtarisht dolën në sipërfaqe pakënaqësitë e Vjosa Osmanit me Qeverinë Kurti.

Ajo u shfaq tejet e mllefosur me kryeministrin Albin Kurti, ministren Donika Gërvalla dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Vjosa Osmani shpërtheu dhe i qiti në sipërfaqe mospajtimet me qeverisjen e Albin Kurtit, ndonëse ishin munduar që gjatë gjithë mandatit qeverisës t’i mbajnë brenda zyrave të tyre.

Osmani u shfaq shumë e mllefosur me qeveritarët, të cilëve për kohë të gjatë ua mbajti zhagin.

https://www.periskopi.com/17-mije-euro-page-kush-eshte-eksperti-qe-burbuqe-hana-e-emeroi-jashteligjshem-ne-telekom-vajza-e-tij-punon-me-permbaruesin-privat-qe-po-miel-milionat-e-telekomit/

Shpërndaje në: