Nga ngadalësimi i tretjes deri tek rënia e imunitetit; Nuk e paskemi ditur sa dëm na bën uji i ftohtë në organizëm
Pirja e ujit të ftohtë, veçanërisht në verë, mund t’ju ndihmojë të përballoni të nxehtin, por a keni menduar ndonjëherë se si kjo zgjedhje në dukje e parëndësishme mund të dëmtojë trupin tuaj. Nga artikujt e shumtë rreth kujdesit për lëkurën mund të keni lexuar sesi për efektin e ujit të ngrohtë , se si hap poret, dhe efektin e ujit të ftohtë në lëkurë. Pirja e ujit të ftohtë bën të njëjtën gjë me traktin tretës.
Më poshtë do të listojmë arsyet, se përse duhet të pini gjithnjë ujë në temperaturë ambienti:
1. Ndikon në procesin e tretjes tuaj
Pirja e ujit të ftohtë pengon procesin e tretjes së ushqimit, pasi kjo bën që enët e gjakut të tkurren. Kjo gjithashtu mund të ngadalësojë procesin e tretjes. Ndërsa ushqimi nuk tretet siç duhet, lëndët ushqyese nuk përthithen nga trupi.
2. Uji i ftohtë dobëson sistemin tuaj imunitar
Pirja e ujit të ftohtë menjëherë pas një vakti krijon mukus të tepërt në trupin tuaj. Kjo mund të çojë në ulje të funksionimit të sistemit imunitar, duke na bërë më të prirur ndaj të ftohtit apo virozave. Megjithëse efekti mund të jetë minimal, për një person me imunitet të dobësuar, pirja e ujit të ftohtë thjesht përshpejton dhe përkeqëson gjendjen shëndetësore.
3. Mund të keqësojë problemet shëndetësore ekzistuese
Uji i ftohtë mund të përkeqësojë simptomat e astmës tek fëmijët, kjo është sipas një studimi të Shoqatës Evropiane të Alergjisë dhe Imunologjisë Pediatrike. Një studim tjetër zbuloi se 7.6% e pjesëmarrësve përjetonin dhimbje koke pas pirjes së një gote uji të ftohtë me akull. Nëse vuani nga migrena as duhet ta çoni ndërmend të mbani ujë në frigorifer! Gjithnjë në temperaturë ambienti.
4. Mund të shkaktojë dhimbje të fytit
Pirja e ujit të ftohtë, mund t’ju bëjë me dhimbje fyti! Kjo nuk është thjesht një shprehje që mamatë ua thonë fëmijëve të vegjël, për t’i mbrojtur sa më shumë nga gripi apo viroza e stinës. Uji i ftohtë mund të çojë në krijimin e mukozës një shtresë ‘mbrojtëse’ në rrugët e frymëmarrjes. Kur kjo shtresë mbingarkohet, trakti respirator bëhet i prekshëm nga infeksione të ndryshme dhe kështu mundësitë që ju të keni dhimbje kur gëlltiteni është shumë herë më i lartë.