Nga mrekullia e Stambollit në mrekullinë e Anfieldit: Liverpooli fiton ndeshjen sensacionale kudnër Milanit
Milani ka siguruar një fitore të madhe në një ndeshje absolutisht brilante në ‘Anfield’ kundër Milanit, në kuadër të Champions Leagues, të mërkurën mbrëma.
Dy skuadrat protagoniste të natës magjike të Stambollit më 2005, dhuruan një tjetër ndeshje për t’u mbajtur mend në folenë e ‘Të Kuqve’, shkruan Periskopi.
Në një përballje me plot kthesa, Liverpooli eventualisht triumfoi 3-2, por u desh të luftonte shumë për këto tri pikë të grupit.
Një autogol nga Fikayo Tomori fillimisht ia dhuroi epërsinë Liverpoolit në minutën e nëntë, me anglezët që patën mundësinë e artë të dyfishonin shifrat në minutën e 14-të, por Mohamed Salah dështoi nga penalltia.
E dominimit total të Liverpoolit i dha fund goli i barazimit të Milanit nga Ante Rebic në minutën e 42-të, para se dy minuta më vonë të arrihej kthesa sensacionale, me Brahim Diazin që i dha epërsinë e madhe ‘Rossonerëve’ në pjesën e parë.
Tjetër kthesë sensacionale ishte në program për pjesën e dytë, me Liverpoolin që barazoi në 2-2 në minutën e 49-të përmes Mohamed Salahut.
? Mo Salah (14) equals Steven Gerrard (14) to become Liverpool’s joint top scorer in the Champions League ? pic.twitter.com/lWGGKGREl9
— Steven Gerrard (@Gerrard8FanPage) September 15, 2021
Fitoren djelmoshave të Jurgen Kloppit ia dhuroi Jordan Henderson me një gol brilant me gjysmë-volej në minutën e 69-të.
Kështu, Liverpooli grumbullon tri pikët e para në Grupin B, ku bëjnë pjesë edhe Atletico Madridi dhe Porto. /Periskopi.com/