Nga lodhja kronike tek vështirësitë në tretje, ja përse mjekët rekomandojnë të përdorni karafil të thatë

Nga lodhja kronike tek vështirësitë në tretje, ja përse mjekët rekomandojnë të përdorni karafil të thatë

Sa e sa fara karafili keni gjetur në dollapin e gjyshes? Këto të fundit përdoreshin për t’u dhënë aromë karakteristike veshjeve, por nëse për vite me rradhë “e keni urryer” kur të mësoni vetitë e kësaj erëze, do të kuptoni sa të drejtë kanë patur gjyshet me ato 100 përdorimet që i gjenin thumbave të karafilit.

Përmirëson tretjen: Të gjithëve na ndodh që një moment të caktuar të jetës sonë të kemi probleme me sistemin tretës. Shkaqet e këtij problemi janë nga më të ndryshme si stresi, intoleranca ushqimore, ushqimet fast food ose pikante, mungesa e aktivitetit fizik etj, por mos u shqetësoni karafili ju vjen në ndihmë. Ai është një minierë e vërtetë fibrash dhe enzimash të tretshme, që parandalojnë kapsllëkun dhe përmirësojnë punën e zorrës së trashë. Në këtë rast këshillohet që karafilin ta konsumoni në trajtë pluhuri, të shoqëuar me mjaltë.

Qetëson dhimbjen e dhëmbëve: Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet më të padurueshme që thuajse të gjithë e njihni. Në shumicën e rasteve ajo ndodh gjatë natës, kështu që është e pamundur të shkoni tek stomatologu, mirëpo me ndihmën e disa trukeve të thjeshta do të mund ta qetësoni derisa derisa të merrni mjekimin e specializuar. Karafili njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme. Merrni pak karafil, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë.

Forcon sistemin imunitar: Prekeni çdo vit nga gripi dhe viruset e ndryshme në qarkullim? Mos ua lini fajin personave që keni pranë, por sistemit të dobët imunitar i cili nuk përballon dot veprimin e radikaleve të lira dhe alergjenëve të ndryshëm që gjenden në ajër. Mos u shqetësoni, çdo gjë ka zgjidhje edhe hapi i parë që duhet të bëni është të ndryshoni regjimin e të ngrënit. Shtoni në dietën tuaj karafil të thatë, i cili ndonëse në madhësi fare të vogël ka një veprim të jashtëzakonshëm në rritjen e qelizave të bardha të gjakut, falë përmbajtjes së tij në vitaminë C.

Shpërndaje në: