Nga kryeministri e populli australian, te qeveria serbe e Vlora Çitaku: Djokovic shkakton stuhi frustrimi nëpër botë
Të martën, Novak Djokovic konfirmoi se do të merrte pjesë në Australian Open, pasi mori leje të veçantë mjekësore për pjesmarrje pa qenë i vaksinuar.
Tashmë është bërë e ditur se tenistët e kanë obligative të jenë të vaksinuar për të marrë pjesë në këtë Grand Slam, përveç nëse kanë leje të veçantë shëndetësore të dhuruar nga një panel i pavarur ekspertësh mjekësorë, transmeton Periskopi.
U tha se 34-vjeçari Djokovic kishte aplikuar për një përjashtim mjekësor i cili u dha pas një “procesi rigoroz rishikimi” që përfshin dy panele të veçanta të pavarura ekspertësh mjekësorë.
Dhe ky ‘përjashtim’ për Djokovicin ka nxitur frustrim global, sidomos tek australianët.
Madje, kryeministri australian, Scott Morrison potencoi se nëse provat e lojtarit nuk janë të mjaftueshme ai do të kthehet në shtëpi ‘me avionin e radhës’.
Organizatorët thonë se kampionit në fuqi nuk i është dhënë trajtim i veçantë, por vendimi ka zemëruar shumë australianë. Vendi po goditet nga dhjetëra mijëra raste të Covid-19 për herë të parë pasi duroi disa nga kufizimet më të rrepta në botë.
Mbi 90% e popullsisë mbi 16 vjeç të Australisë është plotësisht e vaksinuar, por disa njerëz ende nuk mund të udhëtojnë globalisht për shkak të masave aktuale.
Mes polemikave, Morrison tha se lojtarit serb do t’i kërkohet të paraqesë prova pas mbërritjes se ai ka një përjashtim të vërtetë mjekësor nga vaksinimi. Australian Open fillon më 17 janar në Melburn.
Komentet dukej se përfaqësonin një ndryshim në pozicionin e tij, pasi ai tha të martën se qeveria e shtetit i kishte dhënë lojtarit një përjashtim për të hyrë në vend dhe se zyrtarët do të vepronin “në përputhje me atë vendim”.
Shumë australianë kishin akuzuar më parë qeverinë se i lejonte të pasurit dhe të famshmit të bëjnë si të duan, ndërsa njerëzit e zakonshëm mbetën të ndarë nga të dashurit e sëmurë dhe që po vdisnin.
Të ndryshme kanë qenë reagimet, me Piers Morgan – personalitet i shquar televiziv britanik – që shkroi:
”Goditje e egër në dhëmbë për të gjithë australianët që kanë duruar kufizime të tilla drakoniane për kaq gjatë. Shpërblimi i një njeriu anti-vaxx si ky dërgon një mesazh të tmerrshëm.”
Outrageous kick in the teeth to all Australians who’ve endured such draconian restrictions for so long. Rewarding an anti-vaxx loon like this sends a terrible message. https://t.co/1k0SuwktVc
— Piers Morgan (@piersmorgan) January 4, 2022
Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku publikoi në Twitter lajmin se Djokovicit do t’i bëhet një përjashtim në Australian Open si i pavaksinuar, duke e komentuar ngjarjen me mbishkrimin:
”Gjithë kafshët janë të njëjta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.”
“ All animals are equal, but some animals are more equal than others.”https://t.co/IyaE8lfcjJ
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) January 4, 2022
E ky përshkrim i Çitakut nxiti frustrim te qeveria serbe, teksa zëvendëskryeministrja e qeverisë serbe, Zorana Mihajlovic e ka etiketuar sot si ‘të turpshme’ deklaratën e Çitakut.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook në prill 2020, Djokovic shpjegoi se si ai “nuk do të dëshironte të detyrohej nga dikush për të marrë një vaksinë” nëse do të ishte e nevojshme për të udhëtuar ose për të konkurruar në turne.
Këto komente u shpërndanë gjerësisht dhe u vlerësuan në grupet e Facebook dhe kanalet Telegram që promovojnë komplote të çuditshme se vaksinat janë pjesë e një komploti të keq për të kontrolluar dhe dëmtuar popullsinë e botës.
Dhe komentet e mëparshme si ky i kanë shtuar benzinë zjarrit kur bëhet fjalë për debatin e fundit se pse atij i është dhënë një përjashtim për të udhëtuar.
Në kanalet Telegram që promovojnë komplote Covid-19, përjashtimi ka shkaktuar teori të pasakta se vaksina është eksperimentale. Kjo ka bërë gjithashtu që skeptikët e hapur ndaj vaksinave, si tenisti amerikan Tennys Sandgren, të dalin në mbështetje të Djokovicit.
Dhe nuk është vetëm Djokovicit ai që është akuzuar për nxitjen e dezinformatave në mediat sociale. Gruaja e tij ka promovuar pretendime të rreme se teknologjia 5G është disi e lidhur me Covid-19 në burimin e saj në Instagram – postime të etiketuara si të rreme nga faqja e mediave sociale. /Periskopi.com/