Nga këto ushqime mund të rrezikoni të krijoni varësi
Në listën e ushqimeve të preferuara sigurisht keni nga ato që sado që hani nuk ngopeni, e që kjo është arsye e mirë për të krijuar varësi nga to.
Fakti është, se ju mund të bëheni të varur nga një ushqim i caktuar, dhe duhet të fajësoni reagimin e trurit tuaj për këtë.
Kjo për shkak se ushqimet e caktuara krijojnë çlirimin e dopaminës në tru, gjë që mund të çojë në dëshira më të mëdha për një ushqim të caktuar, sidomos kur bëhet fjalë për ushqime që janë të larta në sheqer, kripë ose yndyrë.
Këto janë disa nga ushqimet që nëse i konsumoni shumë rrezikoni të krijoni varësi.
Patatinat
Karbohidratet e thjeshta shihen si ‘varësi’ sepse ato shkaktojnë një lëshim të shpejtë të glukozës dhe kjo shpejt rrit energjinë e një personi.
Pijet me sheqer
Jo vetëm ato të gazuarat por gjithashtu limonada dhe çaji i ëmbël na sigurojnë shumë pak përbërës të shëndetshëm, por shumë shumë sheqer. Ashtu si sheqeri, këto pije mund të stimulojnë lirimin e dopaminës.
Djathi
Djathi, i cili është përgjithësisht i lartë në yndyrë dhe kolesterol, gjithashtu përmban një substancë të quajtur casomorphin që lidhet me receptorët e të ndjerit më mirë në tru.
Patatet e skuqura
Patate të skuqura zakonisht janë të freskëta, të nxehta dhe të kripura. Ky është një kërcënim i trefishtë që sinjalizon gjuhën dhe trurin për të ngrënë më shumë. Përmbajtja e yndyrës në patate të skuqura jep sinjale në receptorët e gojës tonë që dërgojnë një sinjal në tru duke përforcuar dëshirën për të ngrënë më shumë.
Akullore
Dëshirat për akullore mund të jenë të pashmangshme dhe kjo ka të bëjë me përmbajtjen e sheqerit, dhe studiuesit bien dakord se ushqimet si akullorja, e cila është në thelb krem dhe qumësht, stimulojnë trurin në të njëjtën mënyrë si droga.