“Nga janari 2025, bizneseve do t’ju dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë”
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami thotë se nga janari 2025, bizneseve do t’ju dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë.
Bajrami përmes një shkrimi në Facebook thotë LDK shpreh shqetësimin e saj për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë, të miratuara nga qeveria e tanishme.
Ajo thotë se ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe parashikon tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët.