Nga hero në zero: Harry Kane e ka shndërruar veten në figurë të urryer, shikoni si u prit nga fansat para ndeshjes sot
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane u vërshëllye nga fansat pasi zbriti nga autobusi jashtë stadiumit ‘Molineux’, për ndeshjen e së dielës kundër Wolves.
Ylli i Spurs, 28-vjeçar, u emërua në bankën rezervë, teksa u rikthye për herë të parë në skuadër pas rebelimit, transmeton Periskopi.
Kane mungoi në fitoren 1-0 kundër Manchester Cityt javën e kaluar, pasi u konsiderua se nuk ishte ende i përgatitur sa duhet për të luajtur.
Sidoqoftë, ai nuk u prit aspak mirë pasi doli nga autobusi i skuadrës, teksa fansat e vërshëllyen atë, qartazi për shkak të tentativave të vazhdueshme për ta detyruar transferimin te Manchester City.
Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/
Spurs players arrive at Molineux. Interesting reaction from the Wolves fans to Harry Kane’s arrival. pic.twitter.com/UsuKxARbFt
— Alasdair Gold (@AlasdairGold) August 22, 2021