Nga etja, urinimi te infeksionet: Shenjat që po ju paralajmërojnë se keni diabet

Nga etja, urinimi te infeksionet: Shenjat që po ju paralajmërojnë se keni diabet

Simptomat e diabetit – një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore – mund të ndodhin me kalimin e kohës ose mund të shfaqen shpejt. Llojet e ndryshme të diabetit mund të kenë shenja të ngjashme ose të ndryshme.

Simptomat paralajmëruese janë:
– etje ekstreme
– gojë e thatë
– urinim i shpeshtë
– uri
– lodhje
– sjellje nervoze
– shikim i turbullt
– plagët nuk shërohen shpejt
– kruajtje e lëkurës ose lëkurë e thatë
– infeksione maja.

Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 1:
– humbje e papritur e peshës
– infeksion maja te vajzat para pubertetit
– simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë të vjella, frymë që mban erë, probleme me frymëmarrjen dhe humbje e vetëdijes.

Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 2:
– infeksione të vazhdueshme ose plagë që shërohen ngadalë
– probleme me zemrën
– ndërlikime që shoqërohen me rritje të nivelit të sheqerit në gjak.

Dieta, aktiviteti fizik dhe monitorimi i kujdesshëm janë të rëndësishëm nëse keni diabet, pa marrë parasysh llojin e tij. Për të tjera trajtime, si marrja e insulinës, do të duhet të konsultoheni me mjekun specialist.

Burimi: WebMD

Shpërndaje në: