Nga Brigitte Bardot te Kim K: Si arritën standardet e bukurisë së grave deri në ditët e sotme

Nga Brigitte Bardot te Kim K: Si arritën standardet e bukurisë së grave deri në ditët e sotme

Padyshim, standardet e sotme të bukurisë thonë se gratë pritet të kenë grim në jetën e tyre të përditshme, të stërviten në palestër dhe të duken gjithnjë të reja në moshë. Sidoqoftë, ajo që e bën të sotmen më ndryshe nga e kaluara, është se ne gjithashtu mund të tregojmë veçantitë tona në mënyrat tona speciale, dikush duke mbuluar trupin me tatuazhe, dikush tjetër duke bërë një makeup shumë të rëndë etj.

Çdo ndryshim ka ardhur i evoluar dhe i ndikuar nga historia dhe zhvillimet teknologjike.

– Televizioni dhe kinemaja ndryshuan mënyrën se si përdorej makeup-i.

Nga Brigitte Bardot te Kim K: Si arritën standardet e bukurisë së

Në vitet 1950, filloi të përdorej më shumë makeup si kremi pudër, peneli apo blush-i i faqeve. Kjo ishte një nga kohët kur filmat me ngjyra po bëheshin më popullore dhe gratë filluan t’i kopjonin portretet që shihnin. Aktore të tilla si Clara Bow, Elizabeth Taylor apo Marilyn Monroe ishin disa nga më të pëlqyerat.

Që atëherë, makeup-i u bë një pjesë e rëndësishme e jetës së shumë grave. Me kalimin e viteve, teknikat dhe trendet, të ndikuar nga shumë faktorë, për të cilët do të flasim edhe më poshtë, ndryshojnë kohë pas kohe.

Sot, industria globale e kozmetikës mendohet të jetë me një vlerë rreth $640 miliardë.

– Vitet 1980 nisën idenë e një trupi të tonifikuar

Nga Brigitte Bardot te Kim K: Si arritën standardet e bukurisë së

Që prej viteve 1980, gra si Jane Fonda e kanë bërë palestrën të popullarizuar. Sot, ideja e një trupi të palestruar përfshin kryesisht: muskuj të tonifikuar, vithe të ngritura dhe bark të sheshtë.

– Photoshop ka ndryshuar mënyrën se si e shohim veten

Nga Brigitte Bardot te Kim K: Si arritën standardet e bukurisë së

Perfeksioni, në të shumtën e rasteve i arritur me Photoshop, i fotove profesionale por edhe atyre të njerëzve të thjeshtë, ka sjellë një lloj presioni tek njerëzit në ditët e sotme. Për shkak të shpikjes së Photoshop, trupi i përsosur është gjithnjë e më i pamundur të arrihet.

Gjatë 25 viteve të fundit, teknologjia Photoshop është bërë aq e përparuar saqë ndonjëherë është e vështirë të thuash kur është përdorur në të vërtetë, duke krijuar standarte joreale për gratë.

– Trupi ideal i një gruaje u influencua nga të famshmit

Nga Brigitte Bardot te Kim K: Si arritën standardet e bukurisë së

Forma ideale e trupit të sotëm mendohej të ishte një trup “hourglass” i ekzagjeruar. Në vitet 1950 dhe 1960, nisi ideja që trupat e hollë janë më të shëndetshëm dhe më tërheqes. Ikonat e bukurisë si Brigitte Bardot, Audrey Hepburn dhe Sophia Loren ndikuan në mënyrë të konsiderueshme në këtë tip ideal të trupit.

Më vonë, pamja e modeleve “masa 0” e viteve 1990, e bërë e njohur nga Naomi Campbell, Kate Moss dhe Claudia Schiffer, u bë trend.

Sidoqoftë, vitet e fundit, shumë fushata dhe kompani të ndryshme mode duan të përcjellin atë që njihet si “body positivity”, për të treguar se çdo formë trupi është e bukur dhe nuk duhet të ketë një term si “standard bukurie”. Këtu ndikimi është edhe social:

– Shoqëria po bëhet gjithëpërfshirëse

Nga Brigitte Bardot te Kim K: Si arritën standardet e bukurisë së

Sot, ka më shumë pranim të të gjitha formave të trupit. Sidomos në fushën e modës, ka patur një ndryshim rrënjësor dhe një shumëllojshmëri modelesh me prejardhje të ndryshme etnike. Nga ana tjetër, edhe shumë marka kozmetike janë marrë me prodhimin e nuancave të ndryshme të ngjyrës së kremrave për t’u përshtatur me çdo ngjyrë të mundshme të lëkurës.

Ky ndryshim erdhi me rritjen e ndërgjegjësimin e njerëzve dhe se nevojitej një përfaqësim më gjithëpërfshirës veçanërisht brenda botës së modës dhe argëtimit.

Burimi: Bright Side

Shpërndaje në: