Nga 6 shtatori serbët bllokojnë pikat kufitare, Haliti: Situata duhet të menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe vendet e QUINT-it
Serbët kanë paralajmëruar bllokimin e pikave kufitare, ata thonë se do të zgjasë deri sa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe t’u kthehen serbëve institucionet e mbyllura.Ku edhe kërkojnë nga KFOR-i, që të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se Vuçiqi e ka të qartë që serbët e Kosovës kanë më shumë liri politike sesa serbët në Serbi.Tutje, ai thotë se Vuçiqi po përpiqet që serbët e Kosovës ti mbaj të trembur dhe t’i mbajë me shpresë se Serbia do të rikthehet për ta sunduar Kosovën, gjë e cila sipas Halitit është një ëndërr e pa realizueshme e tyre.
“Kjo është lëvizja e Vuçiqit me “Bota Serbe” . I tërë organizimi e shpenzimet përballohen nga fondet e zeza të tija. Po përpiqet që ta mbuloj diellin me shoshë , për ta paraqitur si lëvizje të pavarur që gjoja populli po organizohet vet. E kemi provuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta në gjith teritorin e ish Federates së Jugosllavisë të ashtuquajturin “Dogagjaj Naroda”. Ky është fillimi i planifikuar për ta shtri organizimin edhe në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, e Maqedoni. Vuçiqi e ka të qartë, se që Serbët e Kosoves kanë më shumë liri politike se sa serbët në Serbi. Ai po përpiqet që serbët në Kosovë ti mbajë të trembur dhe ti mbajë me shpresë që Serbia do të rikthehet për ta sunduar Kosoven. Anderr e pa realizueshme e tyre . Kosoven me luftë e kan pushtuar dhe po me luftë Serbinë e kemi dëbuar”, tha ai.
Haliti thekson se Policia e Kosovës asnjëherë nuk do të tërhiqet nga asnjë centimeter e territorit të Kosovës, pasi që ata nuk janë për ti dhunuar qytetarët por për ti mbrojtur kurdo dhe kudo që ka nevojë.
“Shumica e serbëve të Kosovës janë shqiptarë ortodoks, të asimiluar përmes politikave pansllaviste të kishes “pravosllavje të Rusisë e Serbisë”.Policia e Kosoves asnjëherë s do të tërhiqet nga asnjë centimeter e teritorit të Kosovës. Ata nuk janë për të dhunuar qytetarët , por për ti mbrojtur kurdo e kudo që ka nevojë. Institucionet në të gjithë Kosoven duhet të jenë institucione të Kosovës. Si të tilla ato janë në funksion të shërbimit të qytetarëve padallim përkatësive nacionale. KFOR nuk merr urdhëra nga Serbia, ata janë prezent në të gjithë territorin e Kosovës. Ata janë prezent në Veri e në jug, por nëse Serbia e Vuçiq janë të interesuar për të drejtat e serbëve në Kosovë, që është një e drejtë legjitime që ua njeh edhe Kushtetuta e Kosovës, do të duhej që t ju bënte thirrje që të marrin pjesë në organizimin institucional në pushtetin lokal e qendrorë . Vetem duke qenë brenda sistemit politik Kushtetues të Kosovës do arrijnë gjithçka që ua garanton Kushtetuta”, shprehet ai.
Sipas tij, situata duhet të menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe vendet e QUINT-it.
“Tensione do ketë në vazhdimësi derisa kisha “Pravoslavje” dhe politika shtetërore janë të unifikuara kunder Kosoves e Shqiptarëve në përgjithësi. Situata duhet patjeter të menagjohet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR, dhe vendet e KUINT it, respektivisht ambasadorët e tyre në Kosovë”, përfundoi Haliti.