Nga 3 shtatori në grevë punëtorët teknikë dhe sigurimi fizikë i disa shkollave dhe i QMF-ve në Prishtinë
Punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të disa shkollave në kryeqytet, të të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të fillojnë grevën më 3 shtator.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se kjo po bëhet për shkak të gjasave për mos implementim të rritjes së pagave të tyre nga 1 shtatori.
“Me kërkesën e punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: ‘Dardanisë’, shkolla e muzikës ‘Pjetër Bogdani’, ‘Naim Frashëri’, ‘Shkolla e Gjelbër’ , ‘Mehmet Xhevori’, ‘Hoxhë Kadri Prishtina’, ‘Avdyl Frashëri’, ‘Asim Vokshi’, ‘Gjergj Fishta’ të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi.