Nga 1,631 fletëvotime të pavlefshme të printuara me defekte, KQZ i rivlerësoi si të vlefshme 1,046 prej tyre pas urdhërit të PZAP-it

Nga 1,631 fletëvotime të pavlefshme të printuara me defekte, KQZ i rivlerësoi si të vlefshme 1,046 prej tyre pas urdhërit të PZAP-it

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rivlerësuar 1,631 fletëvotimet e pavefshme nga votimi me postë, duke i rinumëruar ato gjatë ditës së mërkurë në QNR.

Në përfundim të këtij procesi 1,046 fletëvotime u rivlerësuan si të vlefshme, ndërkaq 568 të tjera u llogaritën njësoj, si herën e parë, si të pavlefshme.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin dhe rivlerësimin e 1,631 fletvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Pas përfundimit të rinumërimit të këtij procesi, 1,046 fletëvotime janë riverësuar të vlefshme, ndërkaq 585 të tjera janë vlerësuar njëjtë, si të pavlefshme”, ka thënë Elezi.

Më 9 mars, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa miratoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të rivlerësuar fletëvotimet e pavlefshme që ishin shpallur të tilla nga numëruesit në Qendrën e Numërim dhe Rezultateve.

Këto fletëvotime ishin shpallur të pavlefshme pasi ato ishin printuar jo të plota nga votuesit që votuan me postë, por PZAP kishte kërkuar rivlerësimin e tyre.

 /PERISKOPI/

Shpërndaje në: