Neziri tregon arsyen pse kandidon si deputet nga PDK: Kosova ka nevojë për ndihmën e mërgatës
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet i cili garon me numër 99, Isak Neziri ka folur për arsyen që e ka shtyrë të kandidoj për deputet.
Në një intervistë për Periskopin, Neziri u shpreh se e ka parë të nevojshme t’i ofroj Kosovës ndihmë nga mërgata, meqë jeton dhe vepron në Gjermani.
”Ka shumë faktorë që kam vendos të futem në garë me listën e Partisë Demokratike, mirëpo po mundohem të jem i shkurt dhe t’I potencoj disa nga fakte apo kërkesat që I kam kuptu gjatë punës sime që duhet edhe mërgata sepse jetoj në Gjermani dhe vij nga mërgata.
Arsyeja kryesore është se Kosova momentalisht ka nevojë edhe njëherë për ndihmën e mërgatës, të marrë një shtysë nga mërgata. Kosova ka nevojë që Partia Demokratike të kthehet në pushtet, Kosova ka nevojë që vërtetë të rikthehet aty ku e kanë lënë liderët tanë shtet-vazhdimin, Hashim Thaqi e Kadri Veseli. Unë mendoj se Partia Demokratike është e vetmja ajo që ka mundësi ta vazhdoj procesin e shtetndërtimit’’, u shpreh Neziri./PERISKOPI/