Neziri: Lufta na hapi shumë plagë, unë humba gjyshin
Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri ka folur për dhimbjen që ia ka shkaktuar lufta e fundit në Kosovë.
Ai ka treguar se në këtë luftë e ka humbur gjyshin.
“Lufta na hapi shumë plagë. Unë humba gjyshin e mijëra familje bijtë dhe bijat më të mirë të tyre. Në emisionin SOL me Adelina Hasanin përjetova emocione të forta për të kaluarën dhe kujtimin për gjyshin. Lavdi dëshmorëve e të rënëve për liri”, ka thënë Neziri.