Neymarin e lëshojnë nervat, gjyqtari hesht dhe nuk e përjashton me të kuq
Brazili ka rrëmbyer një tjetër fitore në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Të besuarit e Tites e mundën me rezultatin minimal 1-0 Kolumbinë.
Golin e vetëm e shënoi Lucas Paqueta në minutën e 72’, asistuar nga Neymar.
Por, para se të vijë goli, ishte një ndeshje me shumë tensione dhe kohë pas kohe futbollistët s’mund ta përmbanin veten.
Bie në sy një moment i Neymar i nervozuar me ndërhyrjet apo veprimet e kundërshtarëve, por edhe me ndarjen e drejtësisë, shkon dhe në njëfarë mënyre konfrontohet me gjyqtarin.
Çuditërisht, edhe pse pati prekje dhe një reagim tejet i ashpër i Neymar që assesi nuk lejohet me gjyqtar, ai nuk u ndëshkua për këtë.