Neymari sulmon pa mëshirë fansat brazilianë: Shkoni në ferr

Neymari sulmon pa mëshirë fansat brazilianë: Shkoni në ferr

Neymar ka kritikuar rëndë brazilianët të cilët duan që Argjentina ta fitojë finalen e Copa Americas, sepse janë fansa të Lionel Messit.

Messi, i cili mbush 34-vjet në qershor, shpreson të fitojë për herë të parë një kompeticion të rëndësishm madhor këtë fundjavë.

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ishte jashtëzakonisht afër të fitonte një trofe të rëndësishëm me Argjentinën, por dështoi në fund, transmeton Periskopi.

Derisa shumë nejrëz do të dëshironin ta shihnin Messin duke fituar Copa American të shtunën mbrëma, Neymari nuk po mund ta kuptojë pse brazilianët po zgjedhin anën e tij para Kombëtares së tyre.

‘ESPN’ potencon se fansat brazilianë kanë humbur interesimin në Copa American e këtij viti, për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe ndryshimeve në minutat e fundit.

Gazetarja sportive e ‘SpotTV’, Fabiola Andrade është në mesin e brazilianëve që e pranon se do të dëshironte që Argjentina ta fitojë trofeun në fundjavë për shkak të Lionel Messit.

Mirëpo, Neymar ka shprehur befasinë e tij me bashkëkombasit që po përkrahin Argjentinën para Kombëtares së tyre.

”Jam brazilian me shumë krenari dhe shumë dashuri,” shkroi 28-vjeçari në Instagram. ”Ëndrra ime ishte që gjithmonë të jem në Kombëtaren e Brazilit dhe të dëgjoj fansat duke kënduar.

”Kurrë nuk kam sulmuar Brazilin dhe as që do ta bëjë, pa marrë parasysh për çfarë sporti bëhet fjalë. Jam me Brazilin dhe kush është ai që është brazilian dhe vepron ndryshe?

”Është në rregull, do ta respektoj, por shkoni në ferr ju që jeni kundër.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: