Neymari me shokë nuk e fiton as “Ligën e Fermerëve”, Lile shpallet me plotë meritë kampion
Sapo kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit e League 1, ku çdo gjë ishtë në pikëpytje pasi që Lille dhe PSG ishin në luftë për titull deri në ndeshjet e fundit.
Skuadra e Lille ka arritur të realizojë fitore kunder Angersme rezultatin 2:0,duke u shpallur edhe zyrtarisht kampion i Francës, pasi që kanë arritur të grumbullonin një pikë me shumë se parisienët, transmeton PERISKOPI.
Në anën tjetër, skuadra e PSG ka fituar në takimin kundër Brest, por që rezultoi e pa mjaftueshme për tu shpallur kampion.
Lille është kthyer tek titulli pas plotë 11 vite pritje, ku heren e fundit kur u shpallën kampion në organikën e tyre ishte edhe ylli i Madridit, Eden Hazard./Periskopi