Neymar poston foton me Messin: Përsëri së bashku

Neymar poston foton me Messin: Përsëri së bashku

Neymar JR ka bërë të ditur se çështja Messi-PSG është e kryer.

Lionel Messi do të jetë lojtar i PSG. Argjentinasi tashmë është nisur drejt Parisit për të finalizuar gjithçka sa i përket kontratës.

I gëzuar me këtë fakt është shprehur Neymar JR, i cili ka postuar një fotografi në ‘Instagramin’ e tij.

“Përsëri/kthehmi së bashku”, ka shkruar Neymar në ‘Instastoryn’ e tij.

Neymar dhe Messi ishin shokë skuadre te Barcelona, për katër sezone, përcjell Periskopi.

Dyshja asistonin njëri tjetrin plot 26 herë gjatë këtyre viteve. Ata pritet të dominojnë Ligue 1. Më poshtë mund ta shihni postimin e Neymar. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: