Neymar po lufton me kohën për t’u rikuperuar nga lëndimi
Ai mund të jetë gati që të luajë kundër Real Madridit në 1/8-ën e finales
Paris Saint-Germain ka lajmëruar që Neymar ka filluar vrapimet jashtë në fushë këtë javë dhe në qendrën stërvitore të PSG, Camp de Loges pasi që është rikuperuar nga lëndimi që pësoi kundër Saint-Etiene më 28 nëntor.
Më 18 ditë deri në ndeshjen kundër Real Madridit në Parc des Princes, Neymar ka filluar që të luftojë me kohën që të jetë gati për duelin e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Los Blancos.
PSG beson që Neymar do të jetë gati për këtë ndeshje, por është e dyshimtë se a do të arrijë që të kap formën e tij për ndeshjen kruciale të 15 shkurtit.
Neymar ka nevojë që të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës, por ai ende nuk është fizikisht mirë që të luajë në ndeshjen kundër Rennes në shtëpi që zhvillohet më 11 shkurt.
PSG përballet me Nice në 1/8-ën e finales së Kupës së Francës më 31 janar dhe pastaj do të luajë me Lille më 6 shkurt, por ata do të luajnë edhe në çerekfinale në rast se e eliminojnë Nice.
Neymar ka pësuar të njëjtin lëndim që pësoi më 2020 në ndeshjen kundër Lyonit që e la atë jashtë për 27 ditë. Sezonin e kaluar ai mungoi në 1/8-ën e finales kundër Barcelonës për shkak të lëndimit por u rikthye për të luajtur në çerekfinale kundër Bayern Munichut dhe në gjysmëfinale kundër Manchester City.
Më 2018/19 ai mungoi në ndeshjen e 1/8-ës së finales kundër Manchester united për shkak të një frakture në metatarsalin e pestë dhe një vit më vonë ai nuk luajtur as në ndeshjen e 1/8-ës së finales kundër Real Madridit për shkak të një frakture tjetër.
“Ne ende nuk e dimë, por ne shpresojmë që ai do të jetë gati për ndeshjen kundër Real Madridit”, tha trajneri Mauricio Pochettino disa ditë më parë.
“Ai po vazhdon stërvitjet. Nga java e ardhshme do të vrapojë edhe në fushë”.