Neymar nuk është në planet e Parisit – Ku do të shkojë ai?

Neymar nuk është në planet e Parisit – Ku do të shkojë ai?

Edhe Paris Saint-Germain ka nevojë për të ulur disa kosto këtë verë dhe shitja e Neymar do të lehtësonte shumë tensionin ekonomik në klub pas rinovimit të fundit që klubi bëri me Kylian Mbappe .

Bazuar në komentet e presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për MARCA, klubi po kërkon një ndryshim identiteti, një ndryshim në të cilin Neymar nuk përshtatet më.

“Ne duam lojtarë të rinj, të talentuar, të përkushtuar me mentalitet fitues, njerëz që duan të vdesin për këtë simbol”, tha Nasser Al-Khelaifi.

Ne duam të jemi më të fortë kolektivisht, të luajmë si ekip dhe që klubi të jetë mbi të gjitha”.

Al-Khelaifi as nuk e ka konfirmuar e as mohuar largimin e mundshëm të ish-lojtarit të Barcelonës.

“Nuk mund të flasim për këtë në media, disa vijnë e disa shkojnë, por këto janë negociata private”, tha ai.

Shpërndaje në: