Neymar nuk e thotë asnjë fjalë kur e pyesin pë raportin me Mbappen

Neymar nuk e thotë asnjë fjalë kur e pyesin pë raportin me Mbappen

Neymar Jr ka refuzuar të flas për raportin me Kylian Mbappe.

Kohëve të fundit po raportohet se ka ndodhur një përçarje në mes dyshes Neymar-Mbappe.

Krejt kjo sipas medieve vije pasi anësori francez u kërkoi drejtuesve të klubit shitjen e brazilianit në verë.

Por, një gjë të tillë e kishte mohuar drejtori i Paris Saint Germain.

“Kam dëgjuar që Kylian kishte kërkuar që të largonim Neymarin. Jo”, ishte shprehur Luis Campos.

Se marrëdhënia në mes Neymar dhe Mbappe është prishur, mund të themi në një farë mënyre e ka konfirmuar braziliani.

Kjo pasi, pas miqësores së fundit të Brazilit me Ganën (që përfundoi 3:0 në favor të brazilianëve) Neymar u pyet për raportin me francezin.

Fillimisht tha se nuk kupton anglisht, më pas u largua duke refuzuar të jap një përgjigje.

Më poshtë e gjeni reagimin e Neymarit.

VIDEO

Shpërndaje në: