Neymar mungon ndaj Leipzig – telashe për PSG
Paris Saint Germain do të kenë një mungesë të madhe në ndeshjen e Champions League, kundër Leipzig.
Ylli brazilian, Neymar JR, do t’i mungojë skuadrës së tij në mesjavë, në ndeshjen që PSG e luan kundër Leipzig.
Kjo si pasojë e një lëndimi që lojtari ka pësuar gjatë angazhimit që e pati me kombëtaren e Brazilit, në kuadër të kualifikueseve për botërorin, përcjell Periskopi.
Ai nuk u angazhua as gjatë së premtes me skuadrën parisiene, kur këta të fundit u përballen me Angers.
Neymar pritet të jetë gati për skuadrën e PSG për ndeshjen e 24 tetorit, që luhet në kuadër të Ligue 1. /Periskopi/