Neymar flet për Casemiron – Këto janë fjalët e tij
Brazili ka fituar sot ndaj Zvicrës me rezultatin 1-0 për të siguruar kalimin tutje në fazën e eliminimit të Kupës së Botës.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Casemiro në fundin e takimit.
Pas ndeshjes, Neymar i cili ishte i lënduar dhe nuk luajti – me anë të një postimi shkruajti se Casemiro ka kohë që është mesfushori më i mirë në botë.
“Casemiro ka qenë për një kohë të gjatë mesfushori më i mirë në botë”, shkruan Neymar në Twitter.