Neymar emocional pas lëndimit: Qaj vazhdimisht
Sonte (e enjte), u konfirmua se ylli i PSG-së, Neymar do mungojë në katër javët e ardhshme shkaku i lëndimit.
Braziliani u lëndua në fitoren në Kupën e Italisë dhe do jetë jashtë fushe për plotë katër javë.
Kjo e detyron të mos luajë ndaj ish skuadrës, Barcelona dhe Neymar ka thyer heshtjen përmes një postimi në Instagram.
“Mërzia është e mirë, dhimbja e madhe dhe qaj vazhdimisht. Edhe një herë, do ndalem të bëj atë çfarë dua më së shumti në jetë, që është të luajë futboll”.
“Ndonjëherë nuk ndihem mirë për shkak të stilit të lojës, sepse driblojë dhe ata vazhdimisht me godasin, nuk e di nëse është problemi te unë, apo çfarë bëj në fushë”.
“Me mërzit shumë. Me mërzit shumë kur dëgjojë nga ndonjë lojtar, trajner, komentator ose dikush tjetër se ‘Ti duhet vërtet ta godasësh’, ‘stimulon’, ‘qan’, ‘fëmijë’ e shumë tjera”.
“Vërtet më mërzit dhe nuk e di kur mund ta durojë, dua vetëm të jem i lumtur duke luajtur futboll. Asgjë tjetër”, shkroi ai.
View this post on Instagram
Tani, mbetet të shihet se si do jetë PSG pa Neymar, ngase sezonin 2017-18 dhe 2018-19 pa të u eliminuan nga Real Madrid, respektivisht Manchester United.