Neymar e trajton PSG-në si skuadër mëhalle: U ndal derisa Leipzigu po sulmonte dhe lidhi këpucët
Paris Saint-Germain u desh të pajtohet me një barazim 2-2 si mysafir i RB Leipzigut në Champions League, të mërkurën mbrëma.
Një penallti e vonshme nga i riu sensacional Dominik Szoboszlai ia siguroi një pikë klubit gjerman dhe kjo ishte më e pakte që meritoi, transmeton Periskopi.
Pas së gjithash, ishte një tjetër paraqitje zhgënjyese nga PSG-ja e Mauricio Pochettinos, një që nënvizoi shumë dobësi të skuadrës.
Vija e sulmit u duk e çorientuar shumicën e ndeshjes, deri në pikën ku Angel Di Maria u mundua më së shumti të bënte presing në mbrojtjen e Leipzigut, derisa Neymari me nonshalancë po i lidhte këpucët.
Vetëm shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
folk: poch isn’t that good if he can’t win comfortably with this PSG side
this PSG side: pic.twitter.com/9VTn54IorO
— Nicó Morales (@Nico_OMorales) November 3, 2021