Neymar e quajti Messin ‘bir bushtre’ në fushë, pasi Argjentina e mposhti Brazilin në finalen e Copa America

Neymari ka qenë ndër brazilianët e parë që uroi Lionel Messin që fitoi trofeun e parë me Argjentinën, teksa fitoi Copa American.
Argjentina triumfoi 1-0 kundër Brazilit të shtunën, me golin e vetëm të takimit që e shënoi Angel Di Maria, transmeton Periskopi.
Pas ndeshjes, Neymar zbuloi bashkëbisedimin e tij me Messin pas vërshëllimës së fundit.
Në një reagim në Instagram, Neymari shkroi: “Humbja më lëndon dhe është diçka me të cilën ende nuk mund të pajtohem”
Ai shtoi: “Dje, kur humba, shkova ta përqafoj më të madhin dhe më të mirin që e kam parë duke luajtur në historinë e futbollit, mikun dhe vëllain time Messin. Isha i trishtuar dhe u talla me të: ‘Bij bushtre më ke mposhtur’. Jam shumë i pikëlluar që kam humbur, por ky njeri është i mahnitshëm!” /Periskopi.com/
View this post on Instagram