Neymar e harron shpejtë humbjen nga Bayerni, shihet duke luajtur poker
Neymar e ka harruar menjëherë humbjen nga Bayern Munichu.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit është shfaqur në një turne të pokerit, sport të cilin e ka një pasion që s’mund ta ndalë.
Dhe, një ditë pas humbjes në “Parkun e Princave”, ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës ka marrë pjesë në dy turne prestigjiozë në Hyatt Regency, një hotel luksoz parisien.
Ambasadori i PokerStars është eliminuar shpejt nga EPT, por që ndërkohë është kualifikuar në turnin e dytë të Mystery Bounty, një turne në të cilin pjesëmarrja kushton 10 mijë euro.