Newcastle United bën befasinë, mposht Leicesterin dhe kalon në vendin e dytë në Premierligë
Newcastle United ka shënuar fitore të madhe ndaj Leicesterit, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 16-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Chris Wood, në minutën e 3’, pasi ishte i saktë nga penalltia. Vetëm katër minuta më vonë Miguel Almiron dyfishoi epërsinë, pas një pasimi nga Bruno Guimaraes.
Newcastle nuk u ndalë, dhe shënoi edhe njëherë me anë të Joelington, i cili trefishoi epërsinë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, pavarësisht disa rasteve të lehta, më kjo ndeshje nuk prodhoi gola.
Newcastle pas fitores kalon në vendin e dytë me 33 pikë, pas 16 ndeshjeve, me Cityn që është në vend të tretë me një pikë më pak, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.