Çka përfitojmë kur zgjohemi herët? Detaje që nuk i keni ditur…

Çka përfitojmë kur zgjohemi herët? Detaje që nuk i keni ditur…

Autorja e “Truri i shëndetshëm, Jetë e Lumtur”, dhe njëherit profesoreshë në Qendrën e Shkencës Neurale në Universitetin e New York-ut, Dr. Wendy Suzuki, shpjegon rrugët më të mira për të përmirësuar funksionet e trurit.

Cili është ushtrimi juaj më i mirë për trurin?

Përgjigja është se ne dijmë shumë ushtrime aerobike, të cilat rrisin ritmin e zemrës. Ne kemi evidencë që për këto ushtrime ka efekte pozitive, transmeton Periskopi. Edhe ngritja e peshave me forcë mund të ketë gjithashtu efekte pozitive, por nuk ka pasqyrim të mjaftueshëm për këtë ushtrim.

Çfarë duhet të bëjmë?

Ka diçka rreth të ecurit, specifikisht në momentet kur jemi duke ecur vetëm përmirëson humorin, dhe në anën tjetër nuk kemi nevojë të ecim me atletë të tjerë.

3-4 herë në javë, Dr. Wendy sygjeron për të bërë ushtrime, por kjo varet shumë kur ju filloni t’i bëni ushtrimet. Nuk është e pëlqyeshme që gjatë kohës kur filloni ta aplikoni këtë metodë të ushtrimeve, të mos bëni asgjë dhe në të njejtën kohë të filloni t’iu shmangeni ushtrimeve. Është mirë që këtë aktivitet ta shndërroni në rutinë, për të arritur më shumë përfitime.

Cila është koha kur ju duhet të filloni të merreni me ushtrime?

Koha më e përshtatshme sipas Dr. Wendy është mëngjesi i hershëm. Dhe, në këtë kohë gjëja e parë që ju vie në kokë janë ushtrimet, për arsye se ato rrisin neurotransmiterët, dhe gjithë ata faktorë që truri juaj lidhet me të të nxënit dhe kujtesën. Për fund, rekomandimi i Dr. Wendy është që gjithmonë të maksimizohen ushtrimet, sepse këto ngrisin funksionet kognitive. /Periskopi/

Shpërndaje në: