Neuroshkencëtarët e zbulojnë këngën e cila e zvogëlon shqetësmin për 65 për qind (Audio)

Neuroshkencëtarët e zbulojnë këngën e cila e zvogëlon shqetësmin për 65 për qind (Audio)

Një anketim i vitit 2013 kishte zbuluar se 57 për qind e studenteve femra të Amerikës kanë raportuar për episode të shqetësimit, përderisa në Britani të Madhe është raportuar se një në dhjetë meshkuj vuajnë nga sulmet e panikut, transmeton Telegrafi.

Marjorie Wallace, drejtoreshë e ‘Sane’, beson se gjenerata Y (personat e lindur në vitet e 1980’ta dhe 1990’ta) i përkasin epokës të dëshpërimit.

Ndër shkaktarët kryesorë të shqetësimit dhe depresionit mbeten edhe rrjetet sociale, pasi na lejojnë të krahasojmë çdo gjë – lidhjet, dietat, pamjen fizike, bukurinë, pasurinë, standardin e jetesës etj. Dhe kjo padyshim se shkakton depresion.

Megjithatë, hulumtuesit kanë bërë një studim të tërësishëm dhe kanë zbuluar se një këngë e vetme – “Weightless” – ka rezultuar në 65 për qind reduktim të shqetësimit të përgjithshëm.

E krijuar nga Marconi Union, muzikantët ishin mbledhur me terapistë të muzikës për të përpiluar me kujdes harmonitë, ritmet dhe linjat e basit, të cilat ia zvogëlojnë rrahjet e zemrës dëgjuesit dhe shtypjen e gjakut. /Telegrafi.

 

 

Shpërndaje në: