Neuer tregon se pse humbën ndaj Japonisë në ndeshjen e parë të Botërorit

Neuer tregon se pse humbën ndaj Japonisë në ndeshjen e parë të Botërorit

Ka përfunduar takimi mes Gjermanisë dhe Japonisë, duel ky në kuadër të Botërorit 2022.

Ndonëse gjermanët e filluan më mire ndeshjen, madje kaluan edhe të parë në epërsi përmes penalltisë me golin e Gundogan, Japonia u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, shkruan Periskopi.

Japonezët treguan force dhe karakter të lartë, ku me dy gola përmes Doan dhe Asano shënuan fitore në 1:2 ndaj Gjermanisë që nuk tregoi asgjë.

Pas ndeshjes foli edhe kapiteni i ekipit gjerman, Manuel Neuer, ku tha se Kombëtarja e tij nuk u mbrojtën si duhet.

“Shanset e golave ​​që humbëm, janë të qarta. Nuk u mbrojtëm mirë në prapavijë deri në fund. Japonia na bëri presion në 1v1. Nuk ishim të qetë. Na duhej. pozicionim më i mirë, siç bëmë në pjesën e parë”, tha ai.

Shpërndaje në: