Neuer thyen heshtjen pas humbjes nga Anglia

Neuer thyen heshtjen pas humbjes nga Anglia

Kombëtarja gjermane u diskualifikua nga edicioni i sivjetëm i Kampionatit Evropian në 1/8 e finales, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Anglia.

Pas humbjes ka reaguar portieri, Manuel Neuer, i cili pranoi golin e Rashford dhe të Kane që rezultuan të jenë gola të fitores.

Neuer ndër tjerash ia uroi ditëlindjen selektorit Low, i cili do të zëvendësohet me Hansi Flick,.

Postimi i plotë i Neuer:

“Ndihesh më së paku mirë një ditë pas humbjes. Zhgënjimi është i madh, por këto momente janë pjesë e futbollit. Ne fitojmë së bashku dhe humbasim së bashku.

Veçanërisht e dhimbshme që epoka e trajnerit tonë federal Jogi Löw përfundon kështu. Ne i detyrohemi shumë. Gëzuar Ditëlindjen Jogi!

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen fantastike! ?

Manueli juaj”

Shpërndaje në: