Neuer-Bayern: Negociatat po shkojnë më mirë sesa pritej, pritet rinovimi

Neuer-Bayern: Negociatat po shkojnë më mirë sesa pritej, pritet rinovimi

Negociatat mes Manuel Neuer dhe Bayern Munich po vazhdojnë.

Portieri gjerman, Manuel Neuer, duket se nuk po heziton shumë për të vazhduar kontratën me Bayern Munich, njësoj sikur klubi që nuk po heziton t’i ofrojë atij një mundësi të tillë.

Mediet gjermane raportojnë se negociatat mes dy palëve po shkojnë më mirë sesa pritej dhe pritet që gjithçka të mbyllet shpejtë për rinovimin, përcjell Periskopi.

Neuer, 35 vjeçar, pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Kështu, duket se ai do të jetë me bavarezët së paku deri në moshën 39 vjeçare. Kontrata aktuale e tij është valide deri në vitin 2023. /Periskopi/

Shpërndaje në: