Netflix përfiton nga koronavirusi
Sipas ekspertëve të tregut ekonomik “Netflix”-i është një prej kompanive që ka “përfituar” më shumë nga frika e përhapjes së Coronavirus-it.
Virusi, epiqendra e të cilit është në Wuhan të Kinës, po përhapet me shpejtësi në të katër kontinentet, me mijëra të infektuar në shumë shtete dhe me mbi 2800 viktima. Epidemia paraqet “rrezik të madh” në nivel global sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Megjithatë një prej kompanive që ka pësuar rritje gjatë kësaj kohe në tregjet financiare është pikërisht “Netflix”. Eksertët e “BMO Capital Market”, thanë se platforma e transmetimit të filmave dhe serialeve ka përfituar pasi shumë persona janë vetë izoluar në shtëpi nga frika e infektimit, pra e kanë përdorur më shumë shërbimin, gjë që reflektohet në rritjen e çmimit të aksioneve të tij në tregun e bursave dhe rritjen e vlerës si kompani.
Duket se “Netflix” nuk është i vetmi shërbim që ka pësuar rritje gjatë kësaj periudhe të vështirë. Industria e lojërave në Kinë gjithashtu ka përfituar, madje ka shënuar një rekord të ri në rritjen e përdoruesëve.