Netanyahu thotë se Irani do të paguajë për sulmin me raketa, Izraeli dërgon më shumë trupa në Liban

Netanyahu thotë se Irani do të paguajë për sulmin me raketa, Izraeli dërgon më shumë trupa në Liban

Foto, BBC

 

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Irani do të “paguajë”, pasi Irani gjuajti rreth 180 raketa në Izrael të martën, raporton BBC, transmeton Periskopi. 

Shumica e raketave u kapën – një palestinez u vra në Bregun Perëndimor dhe një shkollë në Izraelin qendror dhe zonat afër Tel Avivit u goditën.

Izraeli thotë se po dërgon “forca shtesë” në operacionin e tij tokësor brenda Libanit, i cili filloi në fillim të kësaj jave, dhe u ka thënë më shumë fshatrave të evakuohen./Periskopi

Shpërndaje në: