Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik

Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’u drejtohet ligjvënësve amerikanë në Uashington DC më 24 korrik, njoftuan të enjten udhëheqësit e Kongresit.

Ai do të flasë me të dy dhomat e Kongresit – Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve – ndërsa lufta Izrael-Gaza vazhdon, raporton BBC.

Republikanët dhe demokratët ftuan kryeministrin, por data e fjalimit të tij nuk u zyrtarizua deri të enjten.

 

 

 

Shpërndaje në: