Nesër varroset Xhevdet Peci, bëhen edhe homazhe për të nderuar figurën e tij
Ish-boksieri i njohur kosovar, Xhevdet Peci do të varroset nesër në orën 16:30 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës.
Poashtu, në përkujtim të tij do të bëhen edhe homazhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.
Sipas njoftimit, pas varrimit në ora 19:30, do të mbahet edhe mbledhje përkujtimore për Pecin në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.
Xhevdet Peci ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova.
Peci ishte shpallur pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhrat e trajnerit Lah Nimani, që po ashtu vjen nga Mitrovica.