Nesër seancë në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i projekt-rezolutës për 3 vitet e Qeverisë Kurti
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga ora 13:00.
Në rend të ditës, për seancën e nesërme është vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo për “shqyrtimin e Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje”.
Sot, kuvendi ka mbajtur dy seanca, ku u votuan të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kishin mbetur pa u votuar.