Nesër nis viti i ri shkollor, mbi 200 mijë aplikime për libra

Nesër nis viti i ri shkollor, mbi 200 mijë aplikime për libra

Nesër më 2 shtator fillon viti i ri shkollor 2024/2025.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se i kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor, në koordinim me komunat.

Edhe këtë vit nxënësit janë subvencionuar për tekste shkollore, sikurse vitin e kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, të shtunën tha se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

Ajo të shtunën tha gjithashtu, se kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjor, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar.

 

Shpërndaje në: