Nesër nis viti i ri shkollor, Hoti i nxjerr “prioritetet” e Kurtit për arsimin: Nuk do koment
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka përmbushur premtimet as sa i përket fushës së arsimit.
Ai ka nxjerru listën e prioriteteve të Lëvizjes Vetëvendosje për arsimin, duke i cilësuar si pa koment – meqë thotë se s’ka realizim të tyre.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie.
“Ja premtimet dhe realizimi i tyre për fushën e arsimit. Nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie. Nuk do koment. Kësaj liste i shtohet edhe dështimi në furnizim me libra në kohë dhe me kosto të ulët, duke pamundësuar nisjen e mbarë të vitit shkollor”.
“Dialogu me sindikatat ka munguar plotësisht, duke pamundësuar përgatitjen e kontratës së re kolektive. Të mos flasim për rishikimin e vazhdueshëm të cilësisë së librave dhe materialeve e qasjeve në mësimdhënie, apo për pajisjen e secilës shkollë me pedagogë, psikologë e stafin tjetër ndihmës për mësimdhënësit dhe nxënësit”, ka shkruar Hoti në Facebook, të dielën.