Nesër luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, caktohen gjyqtarët
Nesër zhvillohen dy ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Skuadra e Llapit e mirëpret në shtëpi Gjilanin, teksa Vushtrria luan ndaj Prishtinës.
Ndeshjen Llapi – Gjilani do ta referojë Gramos Shala, teksa asistentë do jenë Besnik Morina e Granit Hyseni.
Gjyqtar i katërt Isak Ceroviku, kurse në VAR do jetë Burim Jahmurataj.
Ndeshjen tjetër mes Vushtrrisë e Prishtinës do ta referojë Mervan Bejtuallahu, i cili do asistohet nga Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa.
Gjyqtar i katërt do jetë Lirim Jashari, teksa në VAR është caktuar Alban Shala.
Kujtojmë se dy ndeshjet startojnë nga ora 15:00.